Partia Demokratike e Rithemelimit, e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, akuzon qeverinë dhe deputetët socialistë, se kanë bashkëpunuar në kurriz të studentëve të mjekësisë. Sipas demokratëve, kostoja që sipas maxhorancës socialiste, I duhet shtetit shqiptar të paguajë për një vit studimi për student është rritur artificialisht, përkundër asaj që ëhtë përllogaritur nga vetë Bordi i Universitetit.