Emisioni “Breaking” me moderatore Elisa Gjerani, është rikthyer në ekranin e Top News. I ftuari i parë në studio ishte avokati i njohur, Spartak Ngjala, i cili ka komentuar dhe nisjen e sesionit të ri parlamentar në vend. Sipas Ngjelës, do votohet ligji “anti-Sali” duke iu referuar ligjit për ndalimin e kandidimit të personave që kanë lidhje me regjimin komunist, i propozuar nga mazhoranca.