Deputeti Agron Shehaj deklaroi se shtyrja e ligjit për investimet strategjike është në interes të mazhorancës socialiste, pasi sipas tij ish-ministrat po ndërtojnë rezorte në jug të vendit. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës plenare, Shehaj tha se po merren dhe përvetësohen pronat e popullit të thjeshtë.