Në adresë të profesionistëve të lirë, në fillim të vitit 2024, mbërriti një letër me firmën e ish drejtorit të tatimeve, Ceno Klosi ku thuhej: “I nderuar tatimpagues. Përmes kësaj letre duam t’ju njoftojmë se aktiviteti që ju ushtroni është pjesë e listës së vendimit të qeverisë dhe si i tillë nga 1 janari i 2024 do të tatoheni me 15 për qind.”