Bashkimi Europian shpreh rezerva nëse ligji i miratuar nga Kuvendi këtë të enjte me 74 votat e socialistëve ka kaluar procesin e konsultimit publik sipas standardeve të unionit. Përmes një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale, BE thotë se rruga drejt anëtarësimit të plotë e Shqipërisë kërkon përpjekje të vazhdueshme nga Qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni të përafrohet me standardet europiane.