Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaroi se ligji për zonat e mbrojtura që pritet të vihet në zbatim në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, tregon se ligji po iu dhuron këto zona klientëve të qeverisë. Zhupa thekson se pronarët e projektit kanë pasur siguri që do ndryshohej ligji, pasi ndryshe sipas saj nuk do të projektonin në një zonë ku nuk mund të ndërtohej.