Misionet diplomatike shqiptare do të preken nga ndryshime ligjore, që synojnë të stimulojnë meritokracinë. Ministri i punëve të jashtme, Igli Hasani prezantoi ligjin e ri në konferencën e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” e cila mblodhi pas tetë vitesh diplomatë, krerët e posteve konsullore dhe personalitete shqiptare dhe të huaja.