Qytetarët që ndajnë bashkëpronësinë mbi objekte të përbashkëta ku jetojnë mund të përballen me bllokimin e veprimeve hipotekore të banesës, apo biznesit të tyre në rast se nuk paguajnë tarifat e vendosura për administrimin. Ky është një prej parashikimeve të propozuara në ligjin për administrimin e bashkëpronësisë në pallate dhe ndërtesa të tjera.