Komisioni i Ligjeve nisi punën me shqyrtimin e projektligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku deputetët e opozitës ngritën shqetësime mbi kostot financiare që ky projektligj mund të shkaktojë në buxhetet e bashkive të vendit. Projektligji u mbrojt para deputetëve nga Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj.