Skenari i zhvillimit të ndeshjeve të kampionateve kombëtare evropiane jashtë kufijve të vendeve të tyre, mund të bëhet shpejt realitet. FIFA ka ndërmend të japë miratimin e saj për këtë projekt me Arabinë Saudite dhe SHBA që janë gati të mirëpresin eventet. Pavarësisht kundërshtimit të parashikueshëm të tifozëve, politika e qeverisë së futbollit botëror, do të jetë tërheqëse edhe për vetë pronarët e huaj të klubeve evropiane.