Një uragan i fuqishëm goditi Meksikën në brigjet e saj perëndimore që lagen nga Oqeani Paqësor. Uragani Lidia u përplas me Meksikën si një stuhi e kategorisë 4, me erara që arritën deri në 220 km në orë dhe reshje të dendura shiu. Por fatmirësisht me kalimin e orëve stuhia u dobësua në pjesën kontinentale, duke bërë Qendrën Kombëtare të Uraganeve të SHBA të ulë statusin e rrezikshmërisë së saj.