Top News – Lideri suprem i Iranit ngre alarmin/ ‘Parandalimi i koronavirusit prioritet urgjent’
11/08/2021 20:15

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë të mërkurën se parandalimi i koronavirusit është prioritet “urgjent” dhe ka bërë thirrje për më shumë importim dhe prodhim të vaksinave, pas regjistrimit të një numri rekord të viktimave dhe të infektuarve. Zyrtarët iranianë kanë thënë se ky shtet po përballet me valën e pestë të pandemisë. “Sot çështja e koronavirusit duhet të trajtohet me prioritet dhe urgjencë”, ka thënë Khamenei në një deklaratë televizive, teksa është fokusuar në krizën shëndetësore. Khamenei ka thënë se shifra e të vdekurve është “vërtet e dhimbshme” dhe ka kërkuar më shumë përpjekje për sigurim të vaksinave. Irani është vendi i goditur më shumë nga pandemia në rajonin e Lindjes së Mesme. Autoritetet atje kanë regjistruar më shumë se 95,000 viktima dhe mbi 4.2 milionë persona të infektuar. Vetë zyrtarët iranianë e kanë pranuar se shifra e viktimave mund të jetë më e madhe në realitet. Në 24 orët e fundit, 42,541 persona kanë rezultuar pozitivë në koronavirus – shifra më e madhe ditore prej shpërthimit të pandemisë në vend. Irani ka shpresuar se vaksinimi do të ndryshonte situatën, mirëpo fushata e nisur në muajin shkurt ka ecur më ngadalë sesa është parashikuar, raportin Radio Europa e Lirë.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58