Sulmi izraelit mbi Teheran ka sjellë reagime të ashpra nga Irani zyrtar. “Forcat e armatosura të Iranit do ta shkatërrojnë regjimin e lig sionist.” Kështu është shprehur Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, në një mesazh drejtuar Kombit, i cili pritet të publikohet së shpejti, por pjesë të tij janë bërë tashmë publike nga disa media.