Presidenti Xi Jinping është duke siguruar një mandat të tretë në krye të vendit, duke vulosur kështu statusin e tij si sundimtari më i fuqishëm i vendit që nga koha e Mao Ce Dunit, themeluesit të Republikës Popullore të Kinës. Në Kongresin e 20-të të Partisë që nisi më 16 tetor, Xi mbrojti strategjinë e tij të diskutueshme të zero-Covid, ndërsa nuk përjashtoi edhe përdorimin e forcës për Tajvanin. Pekini ka rënë nën masa të rrepta sigurie përpara kongresit, pas një protestë të rrallë kundër politikës të forta për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.