Pesë ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, drejt Tiranës do të udhëtojnë 47 krerë shtetesh dhe drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare. Shqipëria do të mirëpresë për herë të parë në Sheshin Skënderbej komunitetin politik europian. Pas samiteve të mëparshme në Pragë, Moldavi, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungari, pikëtakimi i ardhshëm i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera kandidatë do të jetë në 16 maj në zemër të Tiranës.