Libri i ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, padyshim që i ngriti ca dallgë. Me rrëfimet e tij për strategjinë e Presidentit amerikan Donald Trump në Kore, përgjigjen ndaj koronavirusit dhe marrëdhënieve me Kinën, kujtimet e Boltonit për Shtëpinë e Bardhë kanë mbizotëruar titujt në mbarë botën që kur filluan këtë muaj të qarkullonin kopje të librit. Shumë detaje të ekspozimit që bën aty ish-zyrtari i lartë u pritën me interes të madh në Kinë. Por jo çdo pjesë e “Dhomës ku ndodhi” është pëlqyer njësoj.