Romancat dhe librat e zhvillimit personal janë ndër më të preferuarit për lexuesit shqiptarë gjatë muajit që lamë pas. Sipas platformës online të librit shqip Bukinist, shitjet e muajit korrik kanë ravijëzuar trendin e leximeve të kësaj veres. Kryeson romani “Dashuri e shëmtuar” e Colleen Hoveer, e cila është kthyer tashmë në një fenomen global. Të njëjtin interes vazhdon të ketë edhe bestselleri i saj “Mbaron me ne”.