Vendimi i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian për të hequr regjimin e vizave për Kosovën është mirëpritur nga udhëheqësit politikë në Tiranë. Presidenti e konsideron hap të rëndësishëm të ndërmarrë nga Bashkimi Europian dhe e mbyll reagimin duke uruar që procesi të përmbyllet sa më shpejt e qytetarët e Kosovës të ndjehen të barabartë me ata të Ballkanit Perëndimor.