Një zjarr masiv ka përfshirë disa magazina në Lezhë. Zjarri ka rënë rreth orës 6 të mëngjesit. Flakët e zjarrit kanë pushtuar një nga zonat ku bëhet përpunimi i peshkut. Dyshohet se zjarri ka nisur nga automati i çelsave. Pas më shumë se 3 orësh u bë e mundur shuarja e flakëve në fabriken e përpunimit të peshkut në Lezhë. Në ndihmë të zjarrfikseve të Lezhës erdhën zjarrfikse nga Tirana, që u bë e mundur shuarja e flakeve.