Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar që qarkullonte i armatosur në bulevardin “Bajram Curri”. Arrestimi u bë gjatë operacionit policor të koduar “Bulevardi”, të zhvilluar nga forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë numër 1. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me drejtues 39 vjeçarin me inciae I. G., banues në Tiranë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe fishekë, të cilën i dyshuari e mbante pa leje.