Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5. në Kamëz. Sipas insformacioneve të marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, efektivët e policisë kanë ndaluar në fshatin Kasallë, automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.