Top News ka siguruar të tjera pamje nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë fiksuar lëvizjet e shtetasve angleze që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Në këto pamje vihen re lëvizjet e informatorëve brenda hotelit të Nikulajt. Ata fillimisht u prezantuan si turistë, por në fakt misioni i tyre rezultoi krej tjetër. Anglezët mbanin nën vëzhgim gjithçka dhe më pas I raportinin te pjesa tjetër e grupit, pra te ekzekutori portugez dhe te shqiptari që dyshohet si organizator, Edmond Haxhia.