Një hap drejt uljes së tensioneve në Ukrainë apo një lëvizje taktike e Rusisë ? Gazetarë, diplomatë dhe analistë janë përpjekur t'i përgjigjen kësaj pyetjeje në orët e fundit pasi Moska njoftoi tërheqjen e trupave ruse në kufirin me Ukrainën . Ndërsa Perëndimi përgatitej për një pushtim rus të Ukrainës, edhe brenda 24 orëve të ardhshme, një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes Ruse shkakoi habi në mediat, duke kthyer megjithatë shpresën se diplomacia mund të fitonte mbi konfliktin ushtarak.