Lëvizja Bashkë do të garojë e vetme në zgjedhjet e pjesshme lokale të 11 majit, ku kandidat për të qenë i pari i kryeqytetit, do të jetë numri një i kësaj partie, Arlind Qori. Pavarësisht zërave për një kandidim të mundshëm të deputeti Redi Muçi, si një mënyrë për të futur në Kuvend Arlind Qorin, ka qenë Këshilli Koordinues i Lëvizjes BASHKË, që i ka dhënë besimin drejtuesit të tyre për ti përfaqësuar në këtë garë. Lajmi u bë publik nga vetë Qori, në një deklaratë nga sheshi Skënderbej.