Rreth një muaj pas ngjarjes së rëndë të shënuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përmes një letre nga burgu drejtuar qytetarëve, autori I vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis Shkambi ka kërkuar falje për aktin e kryer. “Sot, personalisht po I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit, për humbjen e njeriut të tyre të dashur! Ndjej një keqardhje shumë të madhe edhe për familjen time, të afërmit, miqtë, kolegët dhe ish kolegët, të cilët me veprimet e kryera atë ditë fatkeqe, i kam tronditur, mërzitur e padyshim, zhgënjyer.”