Deputetët e Partisë Socialiste, po përsërisin thuajse njëzëri kërkesën e Ramës ndaj institucioneve të drejtësisë për të iniciuar hetimet për ‘non gratën e SHBA’ dhe për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar. Një kërkesë që tingëlloi për selinë diplomatike amerikane në Tiranë si një presion i hapur ndaj drejtësisë.