Top News – Letër BE për ‘Paqen Fiskale’. PD: Cenon barazinë dhe rrezik për pastrimin e parave
03/12/2025 11:03

Partia Demokratike i ka dërguar një letër Komisionit dhe parlamentit Europian, ku ngre shqetësime për projektin e qeverisë për ‘Paqen Fiskale’. Deputetja Jorida Tabaku tha se amnistia fiskale e maskuar nën emrin e ‘Paqes fiskale’ është rrezik për ekonominë dhe cenon marrëdhëniet me BE. Në një video postuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se amnistia shkel parimet kushtetuese dhe cenon barazinë para ligjit të bizneseve që operojnë ndershmërisht në vend dhe mund të shndërrohet në mekanizëm për pastrimin e parave të pista. Deputetja demokrate nënvizoi se prej javësh i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Financave transparencë për skemën e ashtuquajtur “paqe fiskale”, duke kërkuar publikimin e listës së përfituesve.

BILETA Portokalli - Bileta