Artistja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka përkujtuar babanë e saj në 26 vjetorin e vdekjes. Këngëtarja nga Drenica ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet varri i tij mbi të cilin shkruan: “Hero i Kosovës”. “26 vite pa ty babë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit me një ‘emoji’ të përlotur. Qazim Jakupi në ndërkohë ka rënë dëshmor në luftën e fundit në Kosovë.