Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thotë se lëndët e dyshuara toksike të nisura nga Porti i Durrësit në drejtim të Tajlandës nuk janë produkt nga Shqipëria, por kanë përdorur Shqipërinë si tranzit. Doganat kanë reaguar në lidhje me deklaratat se nuk kanë verifikuar përmbajtjen e kontenierëve dhe thotë se informacionet e shpërndara prej ditësh janë të rreme.