Top News – Lëkundet toka në 50 qytete…Turistët të frikësuar, tërmet i fuqishëm në Spanjë
14/07/2025 12:52

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 goditi Spanjën jugore këtë mëngjes. Tërmeti tronditi më shumë se 50 qytete, veçanërisht provincën e Malagës, e cila mban edhe destinacionin e njohur turistik, Costa del Sol. Lëkundja më e madhe e tokës u regjistrua nga Instituti Kombëtar Gjeografik i Spanjës në orën 7.13 minuta të mëngjesit të së hënës. Ai goditi në një thellësi prej mbi 3 km nën nivelin e detit, pranë brigjeve të Almerías në Spanjën juglindore. Lëkundjet u ndjenë kryesisht në Granada, Malaga, Jaen dhe tre provinca lindore, Murcia, Alicante dhe Albacete. "Isha duke fjetur dhe e gjithë shtëpia u drodh për disa sekonda", tha një turiste në Almeria. Shërbimet e emergjencës në Andaluzi morën 25 telefonata për ndihmë nga banorët. Sipas klasifikimit zyrtar në spanjë, tërmeti arriti një intensitet të lartë duke u klasifikuar si tërmet i fortë. Thellësia e vogël e tërmetit do të thotë se ai u ndje më shumë në zonat pranë epiqendrës. Një alarm u dërgua në telefonat celularë të banorëve në Almeria dhe Granada, duke i paralajmëruar ata për tërmetin më herët. Alarmi përfshinte rekomandime se çfarë të bënin pas një tërmeti. Alarmi gjithashtu paralajmëroi se pasgoditjet ishin të mundshme. Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar ose dëme. Zona e Mesdheut përgjatë brigjeve të Spanjës, Marokut, Algjerisë dhe Italisë përballet shpesh me tërmete të vogla. Tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë ka qenë ai i 22 majit 1960 në Kili, me magnitudë 9.5 që zgjati për 10 minuta dhe shkaktoi edhe një cunami. Ndërs tërmeti i dytë më i madh i regjistruar është ai i ndodhur në ishullin e Sumatrës në Indonezi, në vitin 2004. Tërmeti me magnitudë 9.3 shkaktoi një cunami katastrofik në oqeanin indian dhe besohet se ka vrarë mbi 280 mijë njerëz.

Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57