Monedha vendase po fiton terren në peshoren e kursit të këmbimit. Focimi i lekut në raport me euron argumentohet me trendin rënës të kërkesës për monedhën europiane, ndërsa oferta e euros në treg po shfaq trend rritës, me afrimin e sezonit turistik dhe me rritjen e flukseve hyrëse të vizitorëve të huaj.