Në një kohë kur siguria në plazhet e Shqipërisë është thuajse zero dhe konkretisht në jug të vendit, në shtetet fqinje është krejt e kundërta. Një prej tyre është Mali i Zi, I njohur për plazhet e bukura ranore, por gjithashtu shihet se ngado janë instaluar elementët e sigurisë. Ashtu siç duhet të ishte kudo, mjetet lundruese motorike janë të vendosura në zonën e përcaktuar.