Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju, pararendësve të vërtetë të fitores së opozitës shqiptare, misionarëve të kauzës së drejtë të lirisë, dinjitetit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Një përshëndetje z. Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në qelitë e diktaturës. Një përshëndetje, nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji që qendrojnë si luftëtarë të pamposhtur dhe i kallin tmerrin nga burgjet e diktaturës narkodiktatorit, Edi Rama.