Top News – Lejuan fundosjen e anijes me emigrantë / Greqi, akuzohen 17 oficerë të rojës bregdetare
23/05/2025 14:59

Një gjykatë greke ka akuzuar 17 oficerë të rojes bregdetare për një nga fundosjet më të rënda të anijeve në Mesdhe dy vjet më parë, ku besohet se u mbytën qindra njerëz, thanë të premten tre burime. Mbytja e një anijeje të tejmbushur me emigrantë në ujërat ndërkombëtare pranë qytetit jugperëndimor grek Pylos më 14 qershor 2023, shkaktoi tronditje në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Gjykata greke është ende duke hetuar rrethanat e incidentit. Një anije e rojes bregdetare kishte monitoruar anijen e quajtur Adriana, për 15 orë para se të përmbysej dhe të fundosej. Ajo ishte nisur nga Libia për në Itali me rreth 750 persona në bord. Vetëm 104 prej tyre kanë mbijetuar. Autoritetet e rojes bregdetare greke kanë mohuar vazhdimisht çdo shkelje në lidhje me trajtimin e çështjes. Tre burime ligjore thanë se 17 oficerët e rojes bregdetare do të thirren nga një gjykatës për t'iu përgjigjur akuzave që variojnë që nga pengimi i transportit deri te shkaktimi ose ndihma në shkaktimin e fundosjes aq anijes. I kontaktuar nga Reuters, një zyrtar i rojes bregdetare greke tha se shërbimi nuk ishte informuar zyrtarisht për akuzat dhe kishte kërkuar të informohej nga gjykata. Sistemi gjyqësor i Greqisë ka disa faza përgatitore dhe përpilimi i akuzave nuk do të thotë domosdoshmërisht që një individ do të përballet me gjyqin. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe protestues të tjerë planifikojnë tubime në të gjithë Greqinë më 21 qershor për të shënuar përvjetorin e dytë të mbyturjes së anijes në Pylos. Në shkurt, Avokati i Popullit në Greqi rekomandoi masa disiplinore kundër tetë oficerëve të rojes bregdetare, në hetimin e parë kombëtar për incidentin. Greqia thotë se roja bregdetare vepron duke respektuar të drejtat e njeriut dhe se ka shpëtuar më shumë se 250,000 njerëz që nga viti 2015, kur vendi ishte në vijën e parë të krizës së migracionit në Evropë.

Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30