Kryeministri Edi Rama përmendi me emër një prokurore në Shkodër, që sipas tij, ka lejuar zaptimin e hapësirës publike në zonën e Thethit. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Rama e solli prokuroren si shembull të abuzimit dhe shpërdorimit të detyrës dhe kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që të nisë procedurat disiplinore ndaj saj.