Italia dhe Spanja janë mes një numri vendesh evropiane që do të zbusin akoma më tej kufizimet duke filluar nga sot. Pjesa më e madhe e bizneseve në Itali, përfshirë baret dhe parkureitë do të mund të hapen pas më shumë se dy muajsh izolim kombëtar. Edhe kishat katolike po përgatiten për rifillimin e meshave, por do të ketë masa strikte për distancimin social dhe besimtarët duhet të mbajnë maska mbrojtëse. Besimet e tjera po ashtu lejohen të mbajnë ritualet e veta.