Projektligji për legalizimin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale është kthyer në një nga temat më të rëndësishme për opozitën. Deputeti demokrati Tritan Shehu e kundërshton ashpër një ligj të tillë pasi e konsideron të rrezikshëm dhe mjaft të dyshimtë, si një nismë që i hap rrugën kanabizimit të vendit.