Një gjykatë franceze e shpalli fajtore udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen për shpërdorim e më shumë se tre milionë eurove nga fondet e Bashkimit Europian, vendim që mund ta penalizojë atë nga gara presidenciale e vitit 2027. Sipas organit të akuzës shpërdorimi i fondeve europiane ka ndodhur gjatë viteve 2004 - 2016.