Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj dhe Besian Mustafa, kanë dorëzuar këtë të mërkurë në Prokurorinë Speciale një tjetër kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit Kurti dhe ministrave të kabinetit të tij, duke iu bashkëngjitur kështu 17 kallëzimeve të tjetra penale. Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se Kurti me ministrat e tij kanë zaptuar qeverinë duke qëndruar në mënyrë te jashtëligjshme.