I mandatuari për kryeministër të ri te Kosovës, Avdullah Hoti I LDK-së, propozon sot emrat e ministrave të cilët më pas do të votohen në Kryesinë e partisë që mblidhet për këtë çështje në orët e pasdites. Isa Mustafa deklaroi se derisa kryesia të marrë vendimin, asnjë emër i përmendur deri më tani për pjesë të kabinetit qeveritar, nuk është definitiv. Aktualisht, vetëm AAK-ja I ka bërë publikë emrat dhe ministritë që do të drejtoje. Në marrëveshjen që Ramush Haradinaj nënshkroi me LDK-në në 29 prill, AAK-ja merr një zëvendëskryeministër, Ministrinë e Drejtësisë, atë të Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.