Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami pas seancës që përmbylli konsituimin e Kuvendit, tha se votuan për zgjedhjen e Nenad Rashiqit për nënkryetar pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Deputetja tha se nëse nuk ka një qeveri të re brenda afateve, votat e LDK-së janë për shpërndarjen e Kuvendit.