Top News – LDK mbledh kuvendin/ Pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë
14/03/2021 13:12

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur kuvendin, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i partisë, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga drejtimi i partisë. Kuvendi i LDK-së ka nisur punimet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Pak para nisjes së kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetari i kësaj partie, njëherësh ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Çuni u tërhoq nga gara për kreun e partisë. Në garë për kreun e LDK-së, deri më tani kandidaturën e kanë shpallur nënkryetari Lutfi Haziri si dhe anëtarët e kryesisë, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa. Por, sipas statusit të kësaj partie, që është themeluar më 1989, secili nga këta kandidatë, që zyrtarisht të hyjë në garë, i duhet që fillimisht të marrë aprovimin e 178 anëtarëve apo 50 për qind plus një të delegatëve të partisë. Kjo parti ka 355 delegatë dhe ky kuvend, zyrtarët e LDK-së kanë thënë se mbahet duke i respektuar masat kundër pandemisë së koronavirusit. Mbajtja e këtij kuvendi të LDK-së, vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku LDK-ja regjistroi rezultat të dobët, duke fituar 12.73 për qind të votave, gjë që çoi në njoftimin e Mustafës për tërheqjen nga udhëheqja e partisë. Në këtë kuvend zgjedhor, LDK-ja hyn pa nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmani, e cila u shkarkua nga postet partiake në qershorin e vitit të kalaur. Për rikthimin e Osmanit, ka premtuar se do të punojë Lutfi Haziri, nëse merr besimin për ta udhëhequr LDK-në. Ai ka theksuar se është e domosdoshme, që kjo parti të hapet.

Top Channel/ Thaçi thotë fjalën e fundit në Hagë: Ka vetëm një të vërtetë; jam i pafajshëm
18/02 15:22
Top Channel/ Avokatët e ish-liderëve të UÇK-së: Prokuroria paraqiti akuza me thashetheme
18/02 15:15
Top Channel/ Thaçi sot mbron luftën e UÇK-së, mbërrijnë në Hagë deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së
18/02 12:36
Top News- ‘Shtrembërim i historisë’/ Konjufca nga Haga- UÇK nuk ishte ndërmarrje kriminale
18/02 12:19
Top News- Osmani kërkon një tjetër mandate/ Presidentja: Pres mbështetjen e të gjithë deputetëve
18/02 10:42
Top News – Fjala e fundit në Hagë. Katër krerët e UÇK-së përmbyllin dëshmitë në Gjykatë
18/02 10:19
Top Channel/ “Paraja rrëfen”, në Kosovë! Ekspozitë për historinë 100-vjeçare të lekut
17/02 20:09
Top Channel/ “Drejtësi, jo politikë”! Mesazhe drithëruese nga Prishtina për ish-krerët e UÇK
17/02 19:42
Top News – ‘Drejtësi, jo politikë’. Protesta qytetare për UÇK, mijëra tubues në Prishtinë
17/02 17:10
Top News – ‘Lufta jonë ishte e drejtë’. Fjalimet e udhëheqësve në seancën solemne të Kuvendit
17/02 16:29
Top Channel/ Gëzuar Kosovë e pavarur! 18 Vjetori i fitores që erdhi me sakrifica
17/02 15:08
Top Channel/Kosova,18 vjet pavarësi mes festimit dhe protestës: Thaci e shpalli, sot është në Hagë!
17/02 15:07
Top News – ‘Çlirimtarët, padrejtësisht në burg’. Kurti: Nderojmë sakrificën e tyre për lirinë tonë
17/02 14:00
Top Channel/ “Drejtësi, jo politikë”, marshim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë
17/02 13:54
Top Channel/ Pavarësia e Kosovës, festohet sot 18-vjetori i shpalljes së shtetit të pavarur
17/02 12:51
Top Channel/ Begaj për krerët e UCK-së: “Në Hagë, po përballen me akuza të montuara”!
17/02 11:58
Top News- Kosova e kaloi tranzicionin/ Hovenier – Tani reformat për integrimin në BE
17/02 11:17
Top News-SHBA uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë/ Rubio: Presim zgjerimin e lidhjeve ekonomike
17/02 11:09
Top News – ‘Burgoset’ Newborn në Prishtinë. Protesta simbolike qytetare për udhëheqësit e UÇK
17/02 11:07
Top Channel/Pavarësia e Kosovës, mbahen homazhet në Prekaz, të pranishëm Kurti dhe Osmani
17/02 11:04
DIGITALB DIGITALB