Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në adresimin e tij para Këshillit të Përgjithshëm të partisë, deklaroi se LDK është e përgatitur të marrë përgjegjësinë e qeverisjes dhe të rikthejë stabilitetin institucional në vend. Ai theksoi se partia është gati të udhëheqë me dinjitet dhe të korrigjojë, siç tha ai, dëmet e shkaktuara gjatë viteve të fundit.