Pamjet 3D të maketit të portit të Durrësit, të cilat u publikuan vetëm pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, kanë hasur kundërshtime të forta në radhët e demokratëve. Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj rikujtoi konçesionet mbi të cilat po ndërtohet ky port si dhe paralajmëroi se papërgjegjshmëritë e kryeministrit mund të derivojnë në pagesa arbitrazhesh nga ana taksapaguesve shqiptarë.