Shtetasit shqiptarë shkojnë deri në Kolumbi për të rekrutuar vajza, që më pas nën premtimet e punësimit në Shqipëri mashtrohen dhe detyrohen të ushtrojnë prostitucion. Prokuroria e Tiranës thotë se pas hetimeve disamujore dhe në bashkëpunim me EuroJust ka zbuluar një grup të angazhuar në trafikun e qënieve njerëzore nga vendet e Amerikës Latine dhe Azisë Qendrore, që shfrytëzoheshin për qëllime prostitucioni në Shqipëri.