Kryetari i PD, Sali Berisha mblodhi këtë të hënë kryesinë e partisë. Në diskutimet e zhvilluara u morën disa vendime të rëndësishme për organizimin e brendshëm dhe proceset zgjedhore në strukturat e saj, ku është vendosur ta hapet dhe gara për drejtimin e Partisë. Sipas burimeve, më 23 maj do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, ndërsa Kuvendi Kombëtar i partisë do të mblidhet më 6 qershor.