Reagimi i parë i Elisa Spiropalit, pasi kryeministri Rama e largoi nga kabineti qeveritar, ishte i karakterit reflektues, me mesazhe të forta politike dhe shprehje mirënjohje për socialistët. Duke i konsideruar postet kalimtare, por gjurmën një zgjedhje të vetëdijshme, Spiropali nënvizoi rëndësinë që vizioni politik të prodhojë modele.