Top News – Largimi i KFOR-it nga Kosova/ NATO-për këtë vendosin 30 vendet anëtare
14/05/2021 11:48

"Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë ato për KFOR-in, merren në pajtueshmëri me të gjitha 30 vendet anëtare”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë, kur është pyetur rreth deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq më 13 maj, se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. Në përgjigjjen e NATO-s është thënë se aleanca veriatlantike ka kontribuuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor për shumë vjet dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për rajonin. “Misioni ynë i KFOR-it ka për bazë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s. Vuçiq, u tha të enjten gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, porse informacionet janë nga “burimet zyrtare”. Vuçiq ka thënë po ashtu se do të përpiqet të flasë për këtë çështje me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet më 17 maj në Bruksel. “Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut [nga Kosova]. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, tha Vuçiq. Sipas tij, tërheqja e KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova do të ishte "një katastrofë".

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17