Ish-kryeministri Sali Berisha në një mbledhje me grupin parlamentar, ka komentuar ndër të tjera edhe largimin nga vendi të ish- zv kryeministrit Arben Ahmetaj. Ai e ka konsideruar një veprim të tillë si “arratisjen e shekullit”. Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai nuk flet për këtë skandal pasi është vetë ai që e ka porositur arratisjen e Ahmetaj.