Dhjetëra punonjës të hekurudhës shqiptare kanë humbur vendin e punës. 47 punëtorë të sektorit të mirëmbajtjes së linjës hekurudhore, kanë nisur javën e re si zyrtarisht të papunë. Ata u informuan mbi ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës, si pasojë e një procesi të shkurtimit të vendeve të punës.